Spahiu: Shqipëria në OKB, reklama më pozitive në 100 vjet diplomaci

Shqipëria

Spahiu: Shqipëria në OKB, reklama më pozitive në 100 vjet diplomaci

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 19:01
Juristi Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të enjte i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB të drejtuar nga presidenca shqiptare.

Ai tha se ngjarja e ditës së djeshme është reklama më pozitive që i është bërë Shqipërisë në 100 vite diplomaci dhe se nuk ka asnjë reklamë negative në performancën e kryeministrit Rama.

“Mendoj se çdo reklamë që bëhet për Shqipërinë nuk është e keqe, qoftë edhe përformanca në imazh. Ne duhet të jemi korrekt për vogëlsinë për njohjen që ka planeti ndaj nesh, që ka bota ndaj nesh, që kanë popujt ndaj nesh, që kanë shtetet dhe qeveritë ndaj nesh.

Ne për shkak se jemi një shtet i vogël, një shtet i parëndësishëm në diplomacinë ndërkombëtare, çdo detaj i përfaqësuesve tanë, qoftë në look, qoftë në veshje, është shumë i rëndësishëm sepse pjesa më e madhe e planetit nuk e dinë se ku bie Shqipëria, nuk e dinë se si janë shqiptarët dhe do të thoja se nuk ka asnjë reklamë negative në performancën që ka bërë kryeministri i Shqipërisë”,-tha juristi Kreshnik Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat