Rama: Berati, një udhëtim shijeje dhe historie

Shqipëria

Rama: Berati, një udhëtim shijeje dhe historie

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Qyteti i Beratit në Shqipëri do të mirëpresë më 13-15 tetor festën e verës, një aktivitet që promovon he traditat e qytetit të “një mbi një dritareve”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ftoi të dielën vizitorët të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, të cilin e cilësoi “një udhëtim shijeje dhe historie”.

“Një udhëtim shijeje dhe historie në Wine and Stories of Berat”, qytetit që po kthehet në ekselencë të prodhimit të verës shqiptare gërshetuar me duart e arta të amvisave që ruajnë e përcjellin vit pas viti traditat më të veçanta të kuzhinës tradicionale”, ka shkruar Rama në Facebook.

Më 13-15 tetor, Berati do të jetë më shumë se një destinacion duke u kthyer në një përvojë, ku kultura, vera, kulinaria dhe muzika janë të gjitha në ‘menu’ për t’u shijuar.

Festat lokale konsiderohen si mënyrë për të promovuar traditën dhe natyrën shqiptare dhe po organizohen në qytete të ndryshme të vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat