Autobusi përplas 63-vjeçarin me biçikletë në Tiranë

Shqipëria

Autobusi përplas 63-vjeçarin me biçikletë në Tiranë

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 63-vjeçar, shofer autobusi, i cili ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin S. E., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin (autobus), ka aksidentuar shtetasin V. P., 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia.

Ende nuk dihen për ngjarjen se në cilën zonë ka ndodhur ngjarja dhe autobusi i cilës linjë është përfshirë në aksident.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat