Moti për ditën e sotme

Shqipëria

Moti për ditën e sotme

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Mjegullina do të jetë prezente përgjatë luginave.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 11m/sek. Valëzimi në dete të do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 10 në 30 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat