“Falsifikoi formularin e dekriminalizimit”, Partia e Lirisë: A ka regjistruar prokuroria procedim penal për Kreshnik Hajdarin?

Shqipëria

“Falsifikoi formularin e dekriminalizimit”, Partia e Lirisë: A ka regjistruar prokuroria procedim penal për Kreshnik Hajdarin?

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 14:52
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari i ka kërkuar sot Prokurorisë informacion nëse është regjistruar kallëzim për kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari.

Braimllari tha sot se u bënë më shumë se 6 muaj që në emër të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe në emër të kandidatit për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi kemi depozituar një kallëzim për kryetarin në detyrë të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

“Me anë të këtij kallëzimi i është kërkuar SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme, KQZ ndjekje penalen të Kreshnik Hajdarit për veprën penale të ‘Falsifikimit të Formularit të Vetëdeklarimit’ në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit, fakt ky i pa deklaruar në formularin e dekriminalizimit”, tha ai.

Braimllari theksoi se për më shumë se 6 muaj, institucionet e drejtësisë nuk kanë vepruar duke lejuar kandidimin kundër ligjit të dekriminalizimit të Kreshnik Hajdarit.

“Kërkojmë nga institucionet e drejtësisë të na informojnë, se nëse ndaj kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari është regjistruar procedim penal dhe nëse po në çfarë faze ndodhet.

Letër porosia e ministrisë së Drejtësisë Greke duhet të kishte ardhur me kohë, ndërkohë që ne e disponojmë një kopje të vendimit dhe ia kemi vënë në dispozicion institucioneve të sipërpërmendura.

Kërkojmë nga SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ, informacion të detajuar për ecurinë e kësaj çështjeje.

Kreshnik Hajdari nuk mundet të drejtojë në kundërshtim me ligjin Bashkinë e Kuçovës e cila vuan çdo ditë, mungesën e shërbimit ndaj qytetarëve, shpopullimin masiv të të rinjve, abuzimin e përditshëm të administratës së bashkisë e cila drejtohet nga një individ i dënuar me vendim gjykate dhe shkelës i hapur i ligjit të dekriminalizimit”, deklaroi Braimllari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat