Dhunoi prindërit dhe i nxori nga banesa, arrestohet gazetari në Shkodër

Shqipëria

Dhunoi prindërit dhe i nxori nga banesa, arrestohet gazetari në Shkodër

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar, gazetar në Shkodër është arrestuar pasi kanosi dhe dhunoi babain e tij i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje nga i biri.

Ky i fundit kishte dhe një armë imituese të cilën e përdori për të frikësuar të atin.

Gjithashtu, në një ambient të marrë me qira, të përshtatur me kompjuterë dhe me pajisje të tjera elektronike, 37-vjeçari menaxhonte llogaritë që kishte në Facebook dhe në web, të cilat i keqpërdorte për të fyer dhe për të shpifur për shtetas të ndryshëm.

Arma imituese, 2 kompjuterë, 2 celularë dhe pajisje të tjera elektronike u sekuestruan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje”, “Fyerja”,  “Shpifja”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat