​Media rumune: Shqipëria mes destinacioneve më të përballueshme për t’u vizituar në vjeshtë

Shqipëria

​Media rumune: Shqipëria mes destinacioneve më të përballueshme për t’u vizituar në vjeshtë

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Vendet në Evropë konsiderohen mjaft të shtrenjta kur bëhet fjalë për udhëtime.

Akomodimi, ushqimi, shëtitjet, gjithçka ofrohet me një kosto të lartë dhe shpesh çmimet nuk janë të përballueshme për xhepin e kujtdo, shkruan në një artikull gazetarja Mardari Irina, të botuar në të përditshmen rumune “Agora.md”

Megjithatë, disa destinacione sidomos në vjeshtë, ofrojnë jo vetem peizazhe befasuese por edhe tarifa të përballueshme.

“Agora” e ka renditur Shqipërinë mes katër destinacioneve më të mira për t’u vizituar në vjeshtë me një buxhet të përballueshëm.

Shqipëria

Shqipëria është një nga destinacionet e udhëtimit që premton çmimet më të ulëta për turistët.

Ashtu si Greqia dhe Italia, Shqipëria ka plazhe të bukura, të cilat turistët mund t’i aksesojnë për shumë më pak para.

Çmimi mesatar i një dhome hoteli në Shqipëri është 49 dollarë.

Për një dhomë në një hotel me pesë yje, shpenzohet vetëm 81 dollarë për natë.

Një litër birrë kushton 2 dollarë dhe një kapuçino ose latte rreth 1,5 dollarë.

Në një restorant të thjeshtë mund të hani mirë me rreth 7 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat