Duka: Halli i Berishës s’është i gjithë opozitës, të përballet individualisht me drejtësinë

Shqipëria

Duka: Halli i Berishës s’është i gjithë opozitës, të përballet individualisht me drejtësinë

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 08:19
Agron Duka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka thënë ditën e djeshme i ftuar në një studio televizive se halli i Sali Berishës me drejtësinë nuk është halli i gjithë opozitës, ndërsa shton se individualisht gjithsecili duhet të përballet me drejtësinë. I pyetur nëse opozita po behet avokat i ish-kryeministrit, Duka tha se ka disa elementë që e mbështesin, por nuk janë të gjithë.

Duka u shpreh se do të marrin një iniciativë me Dulen që të bëjnë një federatë opozitare, ku të ftohen të gjithë forcat e opozitës, që të mos ketë 1 drejtues, por disa.

‘Faktikisht ka përkuar si kohë që Berisha ka problem me SPKA-un. Halli i Berishës nuk është halli i gjithë opozitës ndoshta ka elementë aty që qajnë hallin e opozitë. Opozita është çorientuar dhe mundohet të orientohet drejt një shumice njerëzish. Ne u orientuam drejt shumicës, se ndoshta t’i shërbejmë bashkimit. Kemi marrë një iniciativë me Dulen të bëjmë një federatë opozitare ku të ftohen këto forcat e pozitës dhe opozitës ku të krijojmë një federatë ku mos të ketë një 1, por disa.

Qëllimi është t’i shërbejmë bashkimit dhe jo ndarjes. Nuk bashkohet asnjë, as Lulzim Basha. Nuk mundet ne të përjashtojmë njerëz që kanë mandat deputeti. A vjen me një thes votash apo një grusht bëhet pjesë. Individualisht duhet të ballafaqohet me drejtësinë. Ka edhe deputetë  Të mundohemi ti shërbejmë asaj për të cilën na kanë votuar”,  tha Duka.

Sa i takon sjelljes së Rithemelimit në Kuvend me idenë e qartë për të krijuar kaos, Duka tha se e mbështet, por personalisht nuk do të bënte veprime të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat