Alma Kaçi mbetet në arrest/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, nuk ndryshon masën e sigurisë

Shqipëria

Alma Kaçi mbetet në arrest/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, nuk ndryshon masën e sigurisë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 14:56
Alma Kaçi

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e Alma Kaçit që kërkonte heqjen e masës së arrestit shtëpiak. Kaçi akuzohet ngaSPAK për korrupsion aktiv pas publikimit të pamjeve ku ajo shfaqet teksa kryen mardhënie seksuale në zyrën e kryetarit të bashkisë së Kukësit Safet Gjici.

40-vjeçarja kërkoi ndryshim të masës së sigurisë me pretendimin se duhet të kujdeset për fëmijën e saj të mitur si dhe nënën e moshuar. Në të njëjtën kohë, Kaçi pretendon se vepra penale e korrupsionit aktiv është ngritur gabimisht nga ana e prokurorisë së posaçme, por kërkesa u rrëzua nga gjykata.

Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen disa ditë pasi SPAK mbylli hetimet në lidhje me kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe e çoi atë në gjyq. Për këtë të fundit që mbahet I zoluar në qeli prej muajit qershor, SPAK ka ngritur akuzën e “Korrupsionit pasiv, ndërsa për Kacin, që është hetuar në arrest shtëpie , rëndon akuaza e korrupsionit aktiv.

Ende nuk është caktuar gjyqtari i seancës paraprake, që do shqyrtojë kërksën prokurorisë ëe më pas do të vendosë nëse çështja do kalojë apo jo për gjykim. Sipas prokurorisë, ka rezultuar se Alma Kaçi, i ka ofruar përfitime të parregullta Safet Gjici, dhe ky i fundit i ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat