Arlind Qori: Berisha i shndërruar në dordolec, ja pse Lëvizja Bashkë do ketë sukses në politikë

Shqipëria

Arlind Qori: Berisha i shndërruar në dordolec, ja pse Lëvizja Bashkë do ketë sukses në politikë

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 08:35
Arlind Qorri

Drejtues i Lëvizja Bashkë, Arlind Qorri ka komentuar situatën politike në vend. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Qori bëri një analizë përse sipas tij, qytetarët nuk duhet t’i votojnë më partitë e mëdha PD dje PS, ndërsa për Berishën theksoi se nuk është më një alternativë. PD po shpërbëhet. "Shpërbërja e PD do sjellë krizë edhe në gjirin e PS. Qëndrimi i Berishës si dordolec por që nuk është më alternativë do bëjë që qytetarët të reflektojnë do të votojnë këta që i vjedhin që shkatërrojnë spitalet, shkollat, apo do të votojnë një forcë të re si lëvizja Bashkë”, deklaroi ai.

Më tej Qorri u shpreh se Shqipëria ka një model të paqëndrueshëm zhvillimi dhe për këtë fajin ia la elitës që ka qeverisur gjatë viteve të fundit.

“Shqipëria ka model të paqëndrueshëm zhvillimi. Ka përgjegjës elitën që na ka qeverisur në vitet e fundit. Ka tërhequr ato pak investime, që i shtyn në masë punëtorët jashtë Shqipërisë. Nëse vazhdojnë punët kështu brezi ynë s’do ketë as 100 euro pension. Duhet të kemi një modele të qëndrueshme zhvillimi.

 Duhet të jetë gjithnjë e më shumë prodhimi apo shërbimet cilësore”, u shpreh ai.  

Mirëpo fati i partive të vogla në Shqipëri, pavarësisht nëse kanë pasur një kulm, ka qenë rënia ose shkrirja. Për këtë Arlind Qori shprehet se Lëvizja Bashkë do të ketë sukses politik.

“Problemi i partive të mëhershme të vogla ka qenë se janë përbërë vetëm nga intelektualë s’kanë pasur lidhje me popullin. Kam thënë sido të jetë rezultati, 3 gjëra s’do kërkosh nga unë që do ta lë këtë gjë që fajin e ka populli dhe që u vodhën votat. Për mua politika është ideal. Ne do kemi sukses politik. E dyta që s’do dëgjoni nga unë është të shaj popullin. Nëse dështojmë në politikë faji është i Lëvizja Bashkë dhe i imi jo i qytetarëve”, nënvizoi ai, ndërsa shtoi se një tjetër aspekt që e bën të veçantë lëvizjen e tij, sipas Qorit, është vëmendja te aktualiteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat