Shqiptarët e dënuar në burgun e Korfuzit prej një jave në grevë urie, 2 prej tyre në gjendje kritike për jetën

Shqipëria

Shqiptarët e dënuar në burgun e Korfuzit prej një jave në grevë urie, 2 prej tyre në gjendje kritike për jetën

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 08:48
Sipas tyre po diskriminohen sepse janë shqiptarë

Të dënuarit në burgun e Korfuzit në Greqi prej një jave ndodhen në grevë urie. Mes 100 të burgosurve, 60% prej tyre janë shqiptarë, të cilët në një intervistë televizive nga qelia Korfuzit ankohen për kushtet e këqija që përballen, ndërsa pretendojnë se nuk u jepen lejet dhe lirimet me kusht edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që nevojiten.

“Po të marr nga burgu i Korfuzit, jemi këtu e një javë në grevë urie për ligjet që nuk na i zbatojnë dhe të drejtat e lirimit, e para, që i plotësojmë 3/5 e dënimit dhe nuk na japin lirimin me kusht. Lejen e plotësojmë, 2/5 apo 1/2 dhe nuk na e japin. Vonesat na i bëjnë në ekstrem, dënimet në maksimum padrejtësisht. Sidomos ne të huajve na sillen çnjerëzore fare. Kushtet janë mizerabël, çnjerëzore.”, shprehen shqiptarët në burgun e Korfuzit.

Ata shprehen se do të vijojnë grevën deri sa zëri i tyre të dëgjohet dhe pretendojnë që avokatin e tyre e kanë arrestuar dhe futur në psikiatri.

“Grevën tonë po e mbajnë të izoluar në burg, nuk e nxjerrin jashtë burgut grevën. Institucionet shtetërore këtu asnjë zyrë shtetërore nuk është lajmëruar që ne jemi në grevë urie. Gjendja shëndetësore dita ditës është më e rëndë, dy janë në gjendje kritike. Kemi marrë avokat që të na përfaqësojë, e kanë burgosur, i kanë bërë presion dhe e kanë futur në klinikë psikiatrike.”, shprehen shqiptarët në burgun e Korfuzit.

Sipas tyre po diskriminohen sepse janë shqiptare.

“Për grekët, leja u jepet direkt, lirimi me kusht u jepet direkt, kurse ne shqiptarëve jo.”

Të burgosurit shqiptare i bëjnë apel edhe shtetit shqiptar që të interesohen pranë autoriteteve greke që kërkesat e tyre të plotësohen siç e parashikon ligjin.

“Ministria e Drejtësisë të japë urdhër, të vendosen në lëvizje mekanizmat, ambasadat, avokati i popullit nuk është lajmëruar, nuk e dimë pse nuk i çojnë letrat tona. Përfaqësues të ambasadës të vijnë këtu të na dëgjojnë kërkesat tona, të na ndihmojnë”, shprehen shqiptarët në burgun e Korfuzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat