Shkrumbohet mobilieria në Lushnjë, dyshimet e para

Shqipëria

Shkrumbohet mobilieria në Lushnjë, dyshimet e para

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është djegur një mobilieri në Krutje të Lushnjës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Në momentin e flakëve në punishte nuk ka pasur njerëz, ndaj edhe njoftimi për rënien e zjarrit është bërë me vonesë.

Ardhja e zjarrfikëses bëri të mundur fikjen e zjarrit, ndërsa mobilieria u dogj e gjitha së bashku me materialet që ishin brenda saj.

Prania e lendeve drusore dhe kimike bëri të mundur që zjarri brenda 30 minutave të djegë gjithçka. Shkaku sipas policisë zjarrfikëse dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Nuk ka njerëz të lënduar dhe as objekte të tjera pranë mobilierisë të dëmtuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat