Po punonte në banesën e tij me frezë, humb jetën aksidentalisht 60-vjeçari në Rrogozhinë

Shqipëria

Po punonte në banesën e tij me frezë, humb jetën aksidentalisht 60-vjeçari në Rrogozhinë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar humbi jetën aksidentalisht në Rrogozhinë, pasi po punonte me një frezë në banesën e tij.

Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të marte, ku për pasojë mbeti i dëmtuar rëndë personi me iniciale B. T.

 “Rreth orës 11:55, teksa punonte në banesën e tij, në Rrogozhinë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht me mjetin e punës (frezë), shtetasi B. T., 60 vjeç. Nga dëmtimet, 60-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë së Kavajës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat