Rrëzimi i skelës plagosi babë e bijë, arrestohet inxhinieri i pallatit dhe dy punëtorë

Shqipëria

Rrëzimi i skelës plagosi babë e bijë, arrestohet inxhinieri i pallatit dhe dy punëtorë

Më: 23 janar 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Inxhinieri dhe dy punëtorë të pallatit ku ndodhi incidenti mëngjesin e djeshëm në Tiranë janë arrestuar.

Në pranga u vunë Elton Osmanllari, Erjon Kanto dhe Zef  Kalaj, me profesion punëtor ndërtimi, sipërmarrës dhe inxhinier.

Incidenti ndodhi rreth orës 10:10 ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet.

Ku u rrëzuan skelat e një pallati në ndërtim e sipër, duke plagosur dy kalimtarë, 70-vjeçarin H.L. dhe vajza e tij, 45-vjeçarja me I.Sh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat