Eksperti kundër raportit të “Transparency International”: Kemi rritje korrupsioni

Shqipëria

Eksperti kundër raportit të “Transparency International”: Kemi rritje korrupsioni

Më: 30 janar 2024 Në ora: 19:40
Gerti Shella

Drejtori i INFOCHIP Gerti Shella ishte këtë të martë iftuar në Euronews Albania ku ka komentuar rarpotin e Transparency International.

Ai tha se ka disa pikëpyetje në lidhje me këtë raport, pasi sipas tij, në Shqipëri ka pasur rritje të korrupsionit dhe jo ulje.

"Kontrollin e ekzekutivit e bën pushteti gjyqësor. Ai është në mungesa të theksuara të stafit, ky gjyqësor nuk ka mundësi të  qendrojë në këmbët e veta, jo më të jetë i fuqishëm të luftojë korrupsionin një pushteti dosido, i cili është i balancuar nga një opozitë e fortë, nga një opinionin publik, por  nga një pushtet i  cili forcohet dita-ditës.

Ky është realiteti në Shqipëri. Unë kam disa pikëpyetje në lidhje me këto shifra dhe nuk e gjej me vend të gëzohem se Shqipëria nga vendi i 97 arriti në  vendin e 98  ndër 180 vende ku matet ky indeks nga Transparency International. Duhet të kuptojmë se këto organizata gradualisht bëjnë edhe qasje politike për të thënë se këtu kemi një vullnet të mirë. Vullneti i mirë është për tu vlerësuar, por unë mendoj se korrupsioni është shtuar”,-tha eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat