Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan! Raportohet vetëm për dëme materiale

Shqipëria

Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan! Raportohet vetëm për dëme materiale

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 18:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Kati i 5-të i një pallati në Elbasan është përfshirë nga flakët.

Pallati ndodhet në lagjen 11 Nëntori. Sipas informacioneve, dyshohet se zjarri u shkaktua nga një ngrohëse e harruar ndezur.

Raportohen vetëm dëme materiale.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bën të mundur mospërhapjen e zjarrit edhe në apartamentet ngjitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat