“Skandal, zjarr në spital!” Flakët përfshinë urgjencën e QSUT, familjarët e pacientëve: E zbritëm mamin nga shkallët…

Shqipëria

“Skandal, zjarr në spital!” Flakët përfshinë urgjencën e QSUT, familjarët e pacientëve: E zbritëm mamin nga shkallët…

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 15:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 5.30 të mëngjesit të kësaj të diele një alarm, shqetësoi stafin mjekësor dhe pacientët e Urgjencës së QSUT të cilët kuptuan se në këtë godinë kishte rënë zjarr.

Në këto kushte ata u evakuuan dhe pacientët u dërguan në pavione të tjera.

Albana Fico, drejtoresha e QSUT tha: “U morën masa të menjëhershme për evakuimin e pacientëve në katin sipër dhe dërgimin e tyre në pavione.”

Për evakuimin e pacientëve gjendja e të cilëve nuk ishte e mirë ndihmuan jo vetëm mjekët dhe familjarët por edhe policia e Tiranës e cila ndihmoi në zbritjen e pacientëve nga shkallet me barrela.

Traumatike ka qenë situate edhe për familjarët e pacientëve të cilët u zgjuan në mëngjes nga telefonata që kërkonin ndihmë.

“Më mori mami në telefon në 5 të mëngjesit më tha ‘ka rënë zjarr’, e mora bashkë me motrën e zbritëm nga shkallët nuk kishte as karrocë as barrelë dhe ashensorët nuk punonin”, tregon një qytetar.

“Kam të afërmen këtu nuk po më përgjigjet në telefon”, tha një tjetër

“Dëgjova sirena në mëngjes u shqetësova. Në orën gjashtë pashë pacientët që dolën jashtë tani po shkoj të vizitoj të afërmen”, tregon qytetarja.

“Skandal të bjerë zjarri në spital”, thotë njëri prej tyre.

Por jo të gjithë qytetarët u informuan se urgjenca e QSUT ishte jashtë funksionit për shkak të incidentit këtë të dielë. Makina me të sëmurë urgjent vijonin të vinin në dyer të spitalit që më pas stafi I orientonte ti drejtoheshin spitalit të traumës ose Spitalit Shefqet Ndroqi.

Nga vëzhgimet në terren e një grupi ekspertësh dhe shërbimi zjarrfikës dyshojnë se zjarri ka ardhur nga një shkëndijë elektrike e një baterie në një nga dhomat teknike të katit minus 1 të kësaj urgjence.

Djegia e këtyre baterive shkaktoi një tym toksik që detyroi evakuimin e gjithë urgjencës. Nga rënia e alarmit vatra u izolua menjëherë dhe dëmet janë të vogla vetëm në një prej dhomave teknike por fillimisht risku ishte mjaft i lartë pasi në katet e nëndheshme ndodhen dhe lëndë nukleare të cilat përdoren për pajisjet e imazherisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat