Adoleshenti i vjedh telefonin dhe kuletën 84-vjeçarit, kapet me kanabis në xhep

Shqipëria

Adoleshenti i vjedh telefonin dhe kuletën 84-vjeçarit, kapet me kanabis në xhep

Më: 22 mars 2024 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Një 18-vjeçar ka përfundunduar në prangat e policisë së Pogradecit, si autor i dyshuar i vjedhjes së telefonit dhe kuletës së një të moshuari.

Shtetasit M. L.. u arrestua në flagrancë nga efektivët pasi i mori telefonin dhe portofolin 84-vjeçarit. Gjatë kontrollit fizik atij iu sekuestrua dhe një sasi e vogël lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Nga verifikimet paraprake rezultohet se 18-vjeçari ishte shpallur në kërkim për një rast tjetër vjedhjeje 4 ditë më parë, ku i mori telefonin një 49-vjeçareje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 18 vjeç, banues në fshatin Trebinjë, Pogradec, pasi në fshatin Buçimas, i ka vjedhur celularin dhe kuletën, një 84-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit M. L. iu gjet e sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa. Më tej, nga verifikimet rezultoi se 18-vjeçari ishte shpallur në kërkim më datë 18.03.2024, pasi në fshatin Memëlisht, i ka vjedhur celularin një 49-vjeçareje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat