Pakujdesi e fermerëve/ Zjarr në fshatin Sadovicë të Beratit, digjen 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi, me shkurre e ferra

Shqipëria

Pakujdesi e fermerëve/ Zjarr në fshatin Sadovicë të Beratit, digjen 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi, me shkurre e ferra

Më: 1 prill 2024 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë në fshatin Sadovicë, në Njësinë Administrative Sinjë në Berat.

Zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e vetë fermerëve, të cilët ishin duke pastruar parcelat me ullinj, teksa kanë djegur mbeturinat.

Papritur zjarri u ka dalë nga kontrrolli dhe ata kanë njoftuar zjarrëfikësit.

Pas njoftimit të marrë, drejt zonës janë nisur 7 punonjës zjarrëfikës, 2 mjete zjarrëfikëse dhe efektivë të Policisë së Shtetit.

Flakët e zjarrit janë lokalizuar shpejt, duke shmangur përhapjen e mëtejshme drejt parcelave me ullinj të zonës dhe në një kohë të shkurtër është bërë i mundur fikja e plotë e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi, me shkurre e ferra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat