Me dy plagë thike, i mituri paraqitet në urgjencën e spitalit

Shqipëria

Me dy plagë thike, i mituri paraqitet në urgjencën e spitalit

Më: 28 maj 2024 Në ora: 20:50
Policia

Një i mitur është paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plaga thike.

BalkanWeb ka mësuar se i mituri, 16 vjeçar, i identifikuar si P.Lapa, ka dy plagë të shkaktuara me mjet prerës, në gjoks dhe dorë.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur plagosja e të miturit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2.

Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat