Denis Deliu: Ndërhyrja ushtarake izraelite legjitimohet për të luftuar Hamasin

Shqipëria

Denis Deliu: Ndërhyrja ushtarake izraelite legjitimohet për të luftuar Hamasin

Më: 28 maj 2024 Në ora: 21:32

Deputeti socialist Denis Deliu, ish-ushtarak i Forcave Speciale, në emisionin “Open” në Neës24 tha se lufta është një nga gjërat më të vështira që njerëzit përjetojnë.

Në emision është trajtuar çështja e luftës Izrael-Palestinë, ndryshimi i balancave dhe urdhëri i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për arrestimin e Netanyahut dhe liderëve të Hamasit.

Deliu tha se ndërhyrja ushtarake e Izraelit legjitimohet për të luftuar Hamasin, jo popullsinë civile.

“Ushtritë trajtohen që të luftojnë vetëm duke respektuar konventat, në disa raste nuk ka pasur respektime, por duhet të kini parasysh se në fushëbetejë dizinformimi është shumë i rrezikshëm”, tha Deliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat