Protesta me molotov në bashkinë e Tiranës, ndalohet 49-vjeçari

Shqipëria

Protesta me molotov në bashkinë e Tiranës, ndalohet 49-vjeçari

Më: 29 maj 2024 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Një 49-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës pas protestës së dhunshme të zhvilluar të martën, para Bashkisë ku gjatë një incidenti u hodh molotov edhe drejt qytetarëve e gazetarëve.

Sipas policisë, 49-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 08 maj, në lidhje me protestën e datës 07 maj 2024.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë një 22 vjeçar, banues në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat