Çështja “Gërdeci”/ Shtyhet seanca për Fatmir Mediun, zbardhet arsyeja

Shqipëria

Çështja “Gërdeci”/ Shtyhet seanca për Fatmir Mediun, zbardhet arsyeja

Më: 29 maj 2024 Në ora: 10:28
Fatmir Mediu

Gjykata e Posaçme shtyu për në 12 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e dy prokurorëve, të cilët ishin në një angazhim jashtë vendit.

Të pranishëm në seancën, ku do të debatohej mbi provat e prokurorisë ishin edhe 5 ekspertët që kanë përgatitur aktin ekonomiko-financiar.

Ndonëse seanca nuk është zhvilluar normalisht, ekspertët kanë replikuar me gjykatën, duke i thënë se i kanë thirrur kot, pasi qëndrimin e tyre e kanë dhënë në aktin e 16 viteve më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat