“Po na luajnë mendtë e kokës”, gjyshja e 24-vjeçarit që ndërroi jetë në gurore ngre dyshimin e fortë

Shqipëria

“Po na luajnë mendtë e kokës”, gjyshja e 24-vjeçarit që ndërroi jetë në gurore ngre dyshimin e fortë

Më: 30 maj 2024 Në ora: 12:56
Jurgen Veshi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Brataj të Vlorës, ku në një gurore ndërroi jetë shtetasi Jurgen Veshi.

Gjyshja e Jurgenit, në një intervistë televizive, tha se ngjarja për ta është e kobshme. Ajo shtoi se kanë dyshime tek personat që kanë dhënë dëshminë për çastet e fundit të jetës të të riut, nëse kjo dëshmi është e vërtetë apo jo.

Gjyshja e Jurgenit: Familja jetonte në Stavër të Lushnjës. Pas 12 vitesh që jetuan atje, vajza ime ka shkuar te jetojë në Brataj të Vlorës. Edhe ne na kishte afër. U rrit djali. Kur djali u bë burrë, ndodhi kjo ngjarje e kobshme. Djali ishte duke punuar në dy vende, që të rregullojë jetën, të mbajë pleqtë, mamin e ka bërë dy herë operim. Ishte i vetmi që punonte në familje. Edhe njerku në gjendje jo të mirë. Unë si gjyshe kërkoj të zbardhet çështja e Jurgen Veshit, se i kemi sytë me gjak.

Djali i madh ka qenë te puna dhe ka bërë fotografi, se këta çfarë thonë në mëngjes nuk thonë në darkë. Ne dyshojmë tek ata që na kanë thënë se si ka ndodhur vdekja. Po na luajnë mendtë e kokës dhe po tallen me ne. Dyshojmë për dëshminë që na është dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat