Tenton të vetëdigjet në Tiranë 63-vjeçari

Shqipëria

Tenton të vetëdigjet në Tiranë 63-vjeçari

Më: 30 maj 2024 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Një 63-vjeçar tentoi të vetëdigjet mesditën e sotme në Tiranë. Policia bëri të ditur se si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Madhe, në afërsi të Farkës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2024, rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat