Propozohet që njëra nga rrugët e Tiranës ta bartë emrin e William Walkerit

Shqipëria

Propozohet që njëra nga rrugët e Tiranës ta bartë emrin e William Walkerit

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 15:23
William Walker

Është propozuar që njëra nga rrugët e Tiranës ta mbajë emrin e ambasadorit William Walker.

Kjo u bë e ditur nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko.

Kërkesa i ka shkruar bashkisë.

“Ky akt nderimi është i merituar për dashurinë dhe respektin që ambasadori Walker ka treguar për kombin shqiptar në ditët më të vështira!”, tha Majko.

Walker ishte shefi i misionit të OSBE-së që denoncoi masakrën e Reçakut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat