Vdes ish-kryetari i Elbasanit, Qazim Sejdini

Shqipëria

Vdes ish-kryetari i Elbasanit, Qazim Sejdini

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 14:27
Qazim Sejdini

Pas një beteje të gjatë me sëmundjen ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Qazim Sejdini drejtoi Bashkinë e Elbasanit për 12 vite, që nga viti 2007 e deri në vitin 2019. Në vitin 1995, Sejdini u zgjodh President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Elbasanit.

Ndërsa një vit më vonë, President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe nga maji i 2002 deri në maj 2004, ai ishte President i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Në tetor 2002 deri në maj 2005, ai u zgjodh Prefekt i Prefekturës së Elbasanit. Për shkak të problemeve shëndetësore, Qazim Sejdini pas mandatit të tretë në krye të bashkisë u tërhoq nga jeta politike dhe kaloi vitet e fundit të jetës pranë familjes, shkruan A2 Cnn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat