Tabaku takon Wisner: Shqipëria duhet të bëjë kujdes në afrimin e investimeve të huaja! Duhet të ruhet nga vendet me tendenca malinje

Shqipëria

Tabaku takon Wisner: Shqipëria duhet të bëjë kujdes në afrimin e investimeve të huaja! Duhet të ruhet nga vendet me tendenca malinje

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka qenë e pranishme së bashku me një numër deputetësh nga parlamenti shqiptar në një konferencë mbi Mekanizmat e Mbikëqyrjes së Investimeve të Huaja në Shqipëri. Ajo ka postuar në rrjetet sociale postimin dhe diskutimet në këtë konferencë ku i pranishëm ka qenë dhe Deleguari me Punë i SHBA David Wisner.

Gjatë fjalës së saj në konferencë, deputetja Tabaku u shpreh se është e rëndësishme që Shqipëria të marrë masa parandaluese nga investimet në pikat kyçe prej bizneseve që vijnë nga vendet jo miqësore me Shqipërinë dhe që përbëjnë një kërcënim për NATO de jo vetëm. Tabaku u shpreh se është e nevojshme që Shqipëria të ketë një mënyrë dhe formë parandaluese për këto ndërhyrje duke nënvizuar rëndësinë e legjislacionit.

Postimi i plotë i deputetes së PD, Jorida Tabaku.

Kënaqësi të isha pjesë e konferencës për Mekanizmin e Mbikqyrjes së Investimeve në të cilën pata mundësinë të diskutoja përpara Departamentit të Shtetit mbi Byronë dhe Çështjet Ekonomike në SHBA, charges d’affair të SHBA z. Wisner dhe kolegë të parlamentit mbi rëndësinë e mjeteve dhe mënyrave për të ruajtur sigurinë tonë kombëtare nga sulmet dhe goditjet e furishme të vendeve armiqësore me ne.

Një nga mënyrat se si mund t’ia arrijmë kësaj është duke implementuar politika dhe forma të testuara në Bashkimin e Europian dhe SHBA për të hetuar me kujdes çdo propozim të huaj që na vjen në sektorët kyç të ekonomisë dhe pasurive tona kombëtare.

Na duhet të mbrojmë vendin tonë nga rreziqet e ndikemeve malinje të vendeve jo miqësore. Një Shqipëri e fortë do të thotë një rajon i fortë. Një Shqipëri e suksesshme do të thotë një shoqëri më pranë qëllimeve tona gjeostrategjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat