Meta uron Kurban Bajramin: Festë e Shenjtë që na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm të bëjmë sakrifica për Atdheun

Shqipëria

Meta uron Kurban Bajramin: Festë e Shenjtë që na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm të bëjmë sakrifica për Atdheun

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 22:17
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët për Kurban Bajramin.

“Kurban Bajrami është përkujtimi i shëmbëlltyrës  sublime të sakrificës për jetën dhe lirinë. Kjo Festë e Shenjtë na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm të bëjmë sakrifica për Atdheun e të mirën e përgjithshme, të ngrihemi mbi interesat personale për interesin e përbashkët kombëtar, për të shëruar njëherë e përgjithmonë plagët e thella të shoqërisë tonë, varfërinë, korrupsionin, polarizimin e tejskajshëm, arrogancën dhe padrejtësinë”, shprehet Meta.

Postimi i kreut të PL Ilir Meta:

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN! 🤲🇦🇱

Ju uroj përzemërisht besimtarëve dhe të gjithë shqiptarëve shumë shëndet, lumturi, begati, dashuri dhe paqe në familjet tuaja!

Kurban Bajrami është përkujtimi i shëmbëlltyrës  sublime të sakrificës për jetën dhe lirinë.

Kjo Festë e Shenjtë na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm të bëjmë sakrifica për Atdheun e të mirën e përgjithshme, të ngrihemi mbi interesat personale për interesin e përbashkët kombëtar, për të shëruar njëherë e përgjithmonë plagët e thella të shoqërisë tonë, varfërinë, korrupsionin, polarizimin e tejskajshëm, arrogancën dhe padrejtësinë.

Të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore e hyjnore, rreth familjes e kombit ne do t’ia dalim, pavarësisht kostove e sfidave që kërkohen!

Të gëzojmë së bashku duke ndarë të mirat tona tek të pamundurit e njerëzit në nevojë dhe të mos harrojmë porosinë e fundit të Profetit në fjalimin e lamtumirës: “Kurrë mos shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt”.

Nga mot Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat