Aksident në Lushnjë, motori përplas të moshuarin që po lëvizte me biçikletë! 79-vjeçari transportohet te Trauma

Shqipëria

Aksident në Lushnjë, motori përplas të moshuarin që po lëvizte me biçikletë! 79-vjeçari transportohet te Trauma

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Prokuroria e Fierit ka nisur hetim ndaj një drejtuesi motori.7

Kjo, pasi ai përplasur një të moshuar që po lëvizte me biçikletë.

Policia bën me dije se i moshuari, 79-vjeç, është transportuar te Spitali i Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. G., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet, ka përplasur biçiklistin, shtetasin H. Q., 79 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat