Metamorfoza| Kërkoi lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë merr vendim për Pëllumb Gjokën

Shqipëria

Metamorfoza| Kërkoi lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë merr vendim për Pëllumb Gjokën

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 10:23
Pëllumb Gjoka

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Pëllumb Gjoka për revokim të masës së sigurisë.

Vendimi u mor nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, ku Gjoka kundërshtonte vendimin e Apelit të Posaçëm për lënien në fuqi të masës “arrest në burg”.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Pëllumb Gjoka, kundër vendimit nr. 30 (87-2023-45), datë 15.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Pëllumb Gjoka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim të Gjin Ndoj, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2020 në Shkodër.

Përveç kësaj ngjarje, biznesmeni akuzohet se duke bashkëpunuar me persona të tjerë, ka siguruar kushtet për të vrarë ish policin e burgjeve Kleanth Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin.

Në 4 maj të këtij viti, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen për gjykim, për disa të pandehur, ndërkohë qe ndau çështjen për disa të tjerë.

Prokuroria e Posaçme deri më tani i ka komunikuar akuzat biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish shefit të operacionales Oltion Bistri, ndërkohë që pjesë e kesaj dosje (Metamorfozës) është edhe ish zyrtari i Policisë Ardit Hasanbegaj.

Ndërkohë për personat që janë ende në kërkim nga autoritetet, mes të cilëve edhe Ervis Martinaj, SPAK ka veçuar çështjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat