“Ethet e Nilit”, 3 viktima dhe 17 të infektuar. Ekspertët: Përhapen nga mushkonjat

Shqipëria

“Ethet e Nilit”, 3 viktima dhe 17 të infektuar. Ekspertët: Përhapen nga mushkonjat

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Pas 13 vitesh është rikthyer virusi i Nilit në Shqipëri. Sipas ekspertëve të ISHP deri tani në vendin tonë janë regjistruar 3 humbje jete dhe 17 të infektuar si pasojë e këtij virusi. Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo thotë se personat që kanë humbur jetën kanë qenë të moshuar mbi 70 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Është vënë re një trend në rritje e numrit të rasteve me meningjit dhe encefalite, pra infeksione të sistemit nervor qendror. Një pjesë e këtyre që paraqiteshin tek ne kishin prekje nga virusi i Nilit. Personat që kanë humbur jetën kanë qenë mbi 70 vjec dhe me sëmundje bashkëshoëruese, diabet, hipertension, probleme të zemrës”, tha ajo.

Në spitalin infektiv rezultojnë të shtruar 8 pacientë.

“Rastet me encefalit nga virusi i Nilit janë raste që kanë prekur grupmoshat e treta me sëmundje kronike. infeksionet e trurit janë gjithmonë kërcënuese sepse janë shpeshherë jetëkërcënuese. Janë 7-8 të shtruar të gjithë të grupmoshës 70-83 vjeç”.

Përgjithësisht shenjat janë bark, të vjella dhe temperaturë edhe pse sipas specialistëve rreth 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin asnjë simptomë. Zogjtë janë bartës natyrorë të virusit të Nilit Perëndimor. Virusi transmetohet te njerëzit kryesisht përmes pickimit nga mushkonjat e infektuara dhe nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu. Ky virus mund të shkaktojë sëmundje neurologjike dhe vdekje te njerëzit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat