Gjirokastër: Përfshihet nga flakët masivi pyjor në malin e Pusit

Shqipëria

Gjirokastër: Përfshihet nga flakët masivi pyjor në malin e Pusit

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Një vatër masive zjarri është shfaqur pasditen e sotme në masivin pyjor në malin e Pusit, Gjirokastër.

Zjarri ka rënë përballë fshatit Zhulat.

Shërbimi Zjarrfikës po monitoron situatën pasi terreni është malor.

Relievi i thepisur e bën shumë të vështirë që vatra e zjarrit të arrihet nga trupat zjarrfikës ndërsa efektivët e kanë të pamundur shuarjen e këtij zjarri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat