Mbollën kanabis në pyll, në pranga 44-vjeçari shqiptar, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Shqipëria

Mbollën kanabis në pyll, në pranga 44-vjeçari shqiptar, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 11:37
Në operacion janë përfshirë dhjetëra efektivë dhe një helikopter.

Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve spanjolle për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia spanjolle zbuloi një plantacion të kultivimit të kanabisit, ku u gjetën 1630 bimë në zonën e Castellote.

Në operacion janë përfshirë dhjetëra efektivë dhe një helikopter.

Mediat vendase raportojnë se operacioni ka zgjatur prej disa muajsh, ndërsa në plantacion janë vëzhguar dy persona.

Personi i dytë është ende në kërkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat