I vuri zjarrin një stalle bagëtish, arrestohet 25-vjeçari në Kavajë

Shqipëria

I vuri zjarrin një stalle bagëtish, arrestohet 25-vjeçari në Kavajë

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi shtetasin:

Edison Ajazi, 25 vjeç, banues në Golem.

Ky shtetas dyshohet se i ka vënë zjarrin stallës së bagëtive në pronësi të kushëririt të tij, për motive të dobëta.

Nga përhapja e flakëve është djegur objekti njëkatësh ngjitur me stallën e bagëtive, një sasi e konsiderueshme baze ushqimore për bagëtitë dhe sipërfaqja e tokës përreth.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat