Një 27-vjeçare që punonte operatore në një kompani turistike në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë.
Mësohet se ajo rezervonte bileta udhëtimi për klientë të ndryshëm dhe pas pagesës i anulonte ato.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan shtetasen 27 vjeçe, banues në Tiranë.
Kjo shtetase dyshohet se duke shfrytëzuar detyrën e saj si operatore në një kompani turistike, rezervonte bileta udhëtimi për klientë të ndryshëm dhe pasi përvetësonte pagesat e kryera, bënte anulimin e biletave”, thuhet në njoftimin e policisë.