Ditën e sotme datë 11 shtator 2024, lideri i opozitës, Sali Berisha thirret për herë të dytë nga drejtësia, e cila e mban në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.
Harris dhe Trump deklarojnë fitoren pas debatit. Demokratët kërkojnë një përballje të dytë në muajin tetor
Opozita dhe qytetarë janë mobilizuar për të mbështetur liderin e tyre ashtu siç bëjnë prej më shumë se 8 muajsh te ‘Rruga e Shpresës’, duke kundërshtuar arrestin politik të tij.
Deputetë dhe pjesëtarë të strukturave të PD-së do të jenë të pranishëm në orën 12:00 përpara SPAK.
Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kanë kërkuar mobilizimin e deputetëve dhe strukturave për të mbështetur kryedemokratin në përballjen e tij të radhës me drejtësinë politike, nën dirigjimin e kryeministrit Edi Rama.
Lideri i opozitës, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, pasi narko-gjykata politike e Edi Ramës mori vendimin antikushtetues.
Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD për protestë ditën e mërkurë:
“Të dashur miq. Ditën e Mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD Prof. Dr. Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtësisë”.
Mesazhi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD për protestë ditën e mërkurë:
“Të nderuar kolegë, nesër në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj”.