Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri Fatmir Mediu kërkesë GJKKO: Ripërsërisni akt-ekspertimin e dëmit ekonomiko-financiar

Shqipëria

Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri Fatmir Mediu kërkesë GJKKO: Ripërsërisni akt-ekspertimin e dëmit ekonomiko-financiar

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 11:10
Fatmir Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të ripërsërisë pjesërisht akt ekspertimin e dëmit ekonomiko financiar të çështjes “Gërdeci”.

Sipas avokatëve të Mediut, ekspertët nuk kanë marrë parasysh një shkresë të kombinatit mekanik të Poliçanit, të vitit 2007, ku përllogariten kostot e demontimit të municioneve, duke i konsideruar të dhënat e saj të falsifikuara.

Avokati Henrik Ligori i tha gjykatës se mbi dyshimet për falsifikim janë kallëzuar penalisht tre zyrtarë të kombinatit, por më pas gjykata e Beratit, ajo e Apelit Vlorë dhe Gjykata e Lartë kanë pushuar akuzën ndaj tyre.

Në këto kushte, tha avokati Ligori, të dhënat e shkresës në fjalë kanë qenë të sakta.

Në vijim, avokati i kërkoi gjykatës të marrë në cilësinë e provës tre vendimet gjyqësore dhe të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të ri të pjesshëm.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat