Zbardhen 6 raste të vjedhjes në Dukat, Radhimë dhe Orikum! Arrestohen autorët

Shqipëria

Zbardhen 6 raste të vjedhjes në Dukat, Radhimë dhe Orikum! Arrestohen autorët

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 12:19
Ilustrim

Dy persona u arrestuan në Vlorë, si autorët e dyshuar të gjashtë vjedhjeve në qytet.

26-vjeçari me iniciale J.S., banues në Orikum dhe 38-vjeçari me iniciale G.G., banues në Dukat dyshohet se një ditë më parë kanë vjedhur një shumë prej 700 euro dhe 25,000 lekë në banesën e një gruaje si dhe një rulot në pronësi të një tjetër shtetasi.

Kamperi u gjet në shtëpinë e 38-vjeçarit dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 3 muajve te fundit, vjedhje të disa koshereve të bletëve në Radhimë dhe Llogara dhe vjedhje të disa bagëtive në Radhimë dhe Orikum.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat