Tragjike në Shkodër/ Humb jetën një 4-vjeçar. Motra e tij në gjendje të rëndë. Dyshimet e para

Shqipëria

Tragjike në Shkodër/ Humb jetën një 4-vjeçar. Motra e tij në gjendje të rëndë. Dyshimet e para

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 16:17
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Mjedë, Shkodër.

Një 4-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa motra e tij ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.

Dyshohet se shkak i tragjedisë ka qenë helmimi, por autoritetet janë ende duke hetuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Sakaq, raportohet se nëna e fëmijëve, e cila është shtatzënë, ndodhet në gjendje të rëndë emocionale dhe traumatike pas humbjes së djalit të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat