Radhë e gjatë mjetesh në pikën kufitare të Kapshticës

Shqipëria

Radhë e gjatë mjetesh në pikën kufitare të Kapshticës

Më: 3 mars 2025 Në ora: 18:18
Radhë e gjatë mjetesh në pikën kufitare të Kapshticës

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar mbrëmjen e së hënës në pikën kufitare të Kapshticës.

Dhjetëra mjete presin për të kaluar drejt shtetit grek pasi kanë pasur disa ditë pushim lidhur me një festë që shënohet si “E hëna e pastër”.

Emigrantët e kthyer pak ditë më parë në atdhe, ditën e sotme po i drejtohen sërish Greqisë, por numri i lartë i mjeteve ka bërë të krijohet radhë në këtë doganë.

Drejtuesit kanë rreth 1 orë që presin të kalojnë. Sipas informacioneve, pala shqiptare po punon me 5 sportele ndërsa pala greke më e ngadaltë me vetëm 3 sportele

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat