Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka shpjeguar mungesën e disa fituesve të primareve në listat e mbyllura të Partisë Demokratike.
Këtë e ka lidhur me marrëveshjen e partisë me aleatët për të përfshirë figurat e tyre në listën e sigurt.
Noka theksoi se primaret ishin një nga shtyllat e përzgjedhjes së kandidatëve dhe se, për shkak të kësaj marrëveshjeje, disa figura të njohura të PD-së, përfshirë Jorida Tabakun, Dashnor Sulën, dhe Ilir Alimehmetin, nuk janë përfshirë në listën e mbyllur.
Në lidhje me emrin e Florjana Garos, zëdhënëses së PD-së, Noka sqaroi se ajo nuk u përfshi në listat e primareve për shkak të mos arritjes së rezultatit që ajo priste në qarkun e Durrësit, dhe kjo ishte një zgjedhje personale e Garos.