“Dosja “Partizani” po mbahet peng”/ Beqiri: Duhet të vulosej për gjykim, 6 muaj që zvarritet

Shqipëria

“Dosja “Partizani” po mbahet peng”/ Beqiri: Duhet të vulosej për gjykim, 6 muaj që zvarritet

Më: 19 mars 2025 Në ora: 00:46
Idajet Beqiri

Avokati Idajet Beqiri thotë se dosja “Partizani” po mbahet peng.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se kjo dosje duhet të vulosej për gjykim, por ka 6 muaj që zvarritet.

“SPAK, duket po e gjen gjuhën e përbashkët me të, dhe nuk po ngacmon plagët e rënda të Shqipërisë. Ato po mbulohen me pluhur, nuk ka kush t’i shkundë më.

Në këtë kuadër është edhe dosja Partizani. SPAK, vetëm duke i dhënë rëndësi kësaj dosje, ta mbash 6 muaj, kur ligji thotë, brenda 1 muaji duhet ta kalosh. Kjo është të luash edhe me nervat e shqiptarëve. Kjo është e tmershme, përgjegjësia e SPAK është jashtëzakonisht e rëndë”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat