Hynë me forcë në një parukeri dhe vodhën artikuj të ndryshëm! Arrestohet 26-vjeçari, procedohet motra e tij 17 vjeçe

Shqipëria

Hynë me forcë në një parukeri dhe vodhën artikuj të ndryshëm! Arrestohet 26-vjeçari, procedohet motra e tij 17 vjeçe

Më: 22 mars 2025 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Policia në Lezhë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Salon”, pas një vjedhjeje që ndodhi në një parukeri në lagjen “Besëlidhja”.

Dy shtetas janë identifikuar si autorët e vjedhjes, ku hynë me forcë në ambientet e parukerisë dhe vodhën artikuj të ndryshëm. Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë 26-vjeçari Ronaldo Sinani, banues në Lezhë, ndërsa motra e tij, 17-vjeçare, u procedua në gjendje të lirë.

Artikujt e vjedhur u sekuestruan nga policia dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Salon”.

Hynë me forcë në një parukeri dhe vodhën artikuj të ndryshëm, gjatës natës, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga 26-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë motra e tij 17 vjeçe.

Sekuestrohen artikujt e vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimit nga një shtetase, për vjedhje në parukerinë e saj, dje, në lagjen “Besëlidhja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Salon”, si rezultat i të cilit u zbardh vjedhja dhe u identifikuan 2 autorët e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 26 vjeç, banues në Lezhë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtoren, motrën e tij 17 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat