Rama inspekton punimet në “Bulevardin e Palmave dhe Agrumeve” në Vlorë: Projekti shton gjelbërimin

Shqipëria

Rama inspekton punimet në “Bulevardin e Palmave dhe Agrumeve” në Vlorë: Projekti shton gjelbërimin

Më: 23 mars 2025 Në ora: 16:03
Rama inspekton punimet në “Bulevardin e Palmave dhe Agrumeve” në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar në Vlorë punimet te Bulevardi i Palmave dhe Agrumeve, për të cilin tha se është  një projekt që shton gjelbërimin dhe hijeshon panoramën e qytetit.

Rama vlerësoi punën e bërë dhe sugjeroi lidhur me disa detaje të mobilimit urban, në mënyrë që rruga të jetë sa më funksionale.

Ai theksoi ndër të tjera se me përfundimin e rrugës do të rritet ndjeshëm vlera bizneseve të asaj zone.

Ndërkohë Drejtori i FShZh Dritan Agolli tha; “Kjo do jetë dhe rrugë kalimi dhe rrugë pedonale këmbësorësh duke qenë se është zgjeruar.

Logjika e kësaj është logjikë e bulevardit pratikisht të Vlorës, duke i dhënë më shumë aksesibilitet këmbësorëve.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat