Aleanca e re, tremb Vuçiçin!/ Shala: Aleanca kroato-shqiptare e ndërtuar me vlera të hershme dhe të përbashkëta

Shqipëria

Aleanca e re, tremb Vuçiçin!/ Shala: Aleanca kroato-shqiptare e ndërtuar me vlera të hershme dhe të përbashkëta

Më: 24 mars 2025 Në ora: 22:15
Foto nga emisioni

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala u shpreh se problem për Serbinë është aleanca kroato-shqiptare. Ndër të tjera Shala përmendi se aleancat ndërtohen në bazë të vlerave dhe përmendi të përbashkëtat ndër vite mes dy vendeve.

“Faktori që kanë problem janë kroatët dhe i shqetëson aleanca kroato-shqiptare.

Kemi vlera të përbashkëta, shumë të hershme. Një pjesë e shkencëtarëve shqiptarë mbrojnë tezën që kroatët janë pasardhës të Ilirëve. Edhe gjatë periudhës së Jugosllavisë, shqiptarët fituan një status kushtetues.

Me fillimin e luftës Kroaci Serbi, shqiptarët kanë marrë pjesë në luftë madje kanë qenë dhe gjeneralë. Shqipëria dhe Kroaci kanë qenë në një rrugëtim për tu pranuar në NATO dhe u futën në të njëjtën kohë. Shqiptarët kanë pasur raporte të mira.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat