Arrestohet një 27-vjeçar në Tiranë, mbajti të miturën në banesë pa dëshirën e saj

Shqipëria

Arrestohet një 27-vjeçar në Tiranë, mbajti të miturën në banesë pa dëshirën e saj

Më: 27 mars 2025 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi që dyshohet se ka mbajtur në banesë pas dëshirën e saj një 15-vjeçare.

Sipas policisë, gjatë kontrollimit të të dyshuarit i është gjetur një thikë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht.

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, thuhet  në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat