Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë bëhet blu, Spiropali: I bashkohemi fushatës ndërgjegjësuese për Autizmin

Shqipëria

Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë bëhet blu, Spiropali: I bashkohemi fushatës ndërgjegjësuese për Autizmin

Më: 1 prill 2025 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e 2 Prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, mbrëmjen e sotme ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë është ndriçuar në ngjyrën blu.

Kuvendi i është bashkuar fushatës ndërgjegjësuese që organizohet në shumë vende të botës, me rastin e kësaj dite.

“Bashkarisht, me dashuri, mbështetje, solidarizim e përkushtim njerëzor dhe institucional ndaj fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit”, është shprehur me këtë rast Spiropali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat