Mish pule me salmonelë, deputetja: Ndodh në çdo vend

Shqipëria

Mish pule me salmonelë, deputetja: Ndodh në çdo vend

Më: 6 prill 2025 Në ora: 00:05
Ilustrim

Deputetja socialiste Milva Ekonomi, në studion e “Off the Record”, u vendos përballë faktit se qytetarët në Shqipëri kanë konsumuar një ngarkesë mishi të pulës me salmonelë, e ardhur nga Brazili, pasi i shpëtoi filtrave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Qesharak ishte justifikimi i ish-ministres së Bujqësisë për situatën alarmante që ndodhet siguria ushqimore në vend.

Teksa përpiqet të minimizojë skandalin, ajo shprehet se kjo gjë ndodh në çdo vend.

“Unë besoj që këto raste nuk janë raste që ti nuk i shikon edhe në vende të tjera. Janë raste që i shikon në Shqipëri edhe në vende të tjera”, u përgjigj Ekonomi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat