Monika Kryemadhi do paraqitet më 15 prill për masën e sigurisë! Sot GJKKO shqyrton kërkesën e saj për informacion…

Shqipëria

Monika Kryemadhi do paraqitet më 15 prill për masën e sigurisë! Sot GJKKO shqyrton kërkesën e saj për informacion…

Më: 7 prill 2025 Në ora: 09:59
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi nuk do të paraqitet sot për shqyrtimin e masës së sigurisë në SPAK.

Pasi seanca për këtë çështje është shtyrë dhe do të zhvillohet më 15 prill.

Sot, Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë një kërkesë të paraqitur nga ajo, e cila lidhet me kërkimin e informacionit për periudhën dy mujore dhe me kërkesën për revokimin e masës së sigurisë që i është caktuar.

Kjo kërkesë ka të bëjë me përpjekjen e Kryemadhit për të marrë informacione rreth hetimeve që po zhvillohen ndaj saj dhe për të arritur një ndryshim në masën e sigurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat